Rritet furnizimi global me naftë
BKT
   Bota

Rritet furnizimi global me naftë

IEA thekson se furnizimi global i naftës u rrit me 1.73 milionë fuçi në ditë në mars në 92.89 milionë fuçi në ditë kryesisht me ndihmën e frenimit shtesë të Arabisë Saudite prej 1 milion fuçi në ditë në shkurt, mars dhe prill.

Prodhimi i naftës bruto të OPEC-ut arriti 25.05 milionë fuçi në ditë në mars, duke regjistruar një rritje prej 210 mijë fuçi në ditë krahasuar me muajin e kaluar.

Prodhimi i vendeve jashtë OPEC-ut gjithashtu regjistroi rritje prej gati 1.51 milionë fuçi në ditë në 62.68 milionë fuçi në ditë.