14:51 / 14.04.2021
OKB dërgon 54 kamionë me ndihma humanitare në Idlib të Sirisë
Materialet e ndihmës humanitare do të shpërndahen për ata që kanë nevojë në Idlib dhe fshatrat e saj.
Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) dërgoi 54 kamionë me ndihma humanitare në Idlib të Sirisë, raporton Anadolu Agency.
Kamionët me ndihmat e OKB-së kaluan përmes portës kufitare Cilvegözü në rrethin Reyhanlı të qytetit Hatay.
Materialet e ndihmës humanitare do të shpërndahen për ata që kanë nevojë në Idlib dhe fshatrat e saj.























