Presidentja e KE, 50 milionë doza Pfizer në BE për tre muaj
BKT
   Bota

Presidentja e KE, 50 milionë doza Pfizer në BE për tre muaj

Sipas Ursula von der Leyen, dorëzimi i 50 milionë dozave do të përshpejtohet në tremujorin e dytë duke filluar nga muaji prill.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, me anë të një postimi në Twitter njoftoi se kanë rënë dakord me BioNTech-Pfizer për të përshpejtuar shpërndarjen e vaksinave në Bashkimin Evropian (BE).

Sipas presidentes, dorëzimi i 50 milionë dozave do të përshpejtohet në tremujorin e dytë duke filluar nga muaji prill.

“Kjo është një rritje prej 25%, duke e çuar numrin e dozave të shpërndara nga BioNTech-Pfizer në BE në tremujorin e dytë në 250 milionë”.