India kthen hotelet në spitale për pacientët me koronavirus
BKT
   Bota

India kthen hotelet në spitale për pacientët me koronavirus

Një total prej 23 hotelesh dhe salla banketesh do të jenë në shërbim të pacientëve, sipas njoftimit nga Ministri i Shëndetësisë të Delhi Satyendar Jain .

Pas konfirmimit të mijëra rasteve të reja me COVID-19, Delhi deklaroi se kishte ngritur qendra të reja për të trajtuar pacientët me koronavirus në sallat e banketeve dhe hoteleve në të gjithë qytetin.

Një total prej 23 hotelesh dhe salla banketesh do të jenë në shërbim të pacientëve, sipas njoftimit nga Ministri i Shëndetësisë të Delhi Satyendar Jain .

Spitalet gjithashtu kanë rritur numrin e shtretërve dhe aparatet e oksigjenit.

Të mërkurën, Delhi regjistroi 17,282 raste të reja, shifra më e lartë ditore që nga fillimi i pandemisë. Vendi ka regjistruar 200,739 raste gjatë 24 orëve dhe  173,000  viktima, sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins.