CIA: Rrezikojmë rikthimin e terrorizmit
Drejtori i CIA-s, William Burns mendon se ka një “risk të ndjeshëm” që terrorizmi të rikthehet me tërheqjen e trupave ushtarake të NATO-s nga Afganistani.
Drejtori i Agjencisë Qendrore Hetuese në SHBA (CIA), William Burns, mendon se ka një “risk të ndjeshëm” që terrorizmi të rikthehet, me tërheqjen e trupave ushtarake të NATO-s nga Afganistani.
Sipas tij, kjo mund të lejojë al-Qaeda-n dhe ISIS-it për ringritje. Gjithsesi, ai theksoi se “ato momentalisht nuk e kanë fuqinë të cenojnë sigurinë kombëtare amerikane”.
Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, deklaroi zyrtarisht të mërkurën e 14 prillit, se “trupat amerikane do të largohen nga Afganistani më 11 shtator”. “Është koha t’i japim fund luftës më të gjatë amerikane”, tha ai në një konferencë për shtyp.
Gjatë luftës në Afganistan janë vrari mbi 2 mijë e 200 ushtarë amerikanë. Mbi 20 mijë të tjerë janë plagosur. Kostot e luftës për SHBA-në kanë shkuar deri në 1 trilion dollarë.
Sipas disa senatorëve amerikanë nga ana tjetër, kjo mund të sjellë destabilitet në Lindjen e Mesme. Ndër ta, kritik ka qenë edhe kreu i minorancës në Senat, republikani Mitch McConnell.
I pari që ka paralajmëruar tërheqjen e NATO-s nga Afganistani, ka qenë Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken.
Sipas tij, “është koha që vendet jo anëtare të NATO-s të kryejnë detyrat e tyre në Afganistan”
Lajmin më pas e konfirmuan edhe vetë vendet aleate, me njoftimin se tërheqja fillon më 1 maj dhe zgjat disa muaj.
Forcat amerikane ndodhin në Afganistan që prej 2001-shit. Vit ky, kur ndodhi sulmi në kullat binjake, më 11 shtator.
Po kjo datë, në 20-vjetorin e sulmit, është zgjedhur për tërheqjen përfundimtare.























