15:21 / 15.04.2021
Merkel vaksionet nesër me AstraZeneca
Kancelarja gjermane Angela Merkel do të vaksinohet të premten, ndërsa në Gjermani, AstraZeneca rekomandohet për persona që janë mbi 60 vjeç.
Kancelarja gjermane Angela Merkel ka njoftuar se do të vaksinohet me dozat e prodhuara nga AstraZeneca për koronavirusin. Kancelarja do të vaksinohet të premten, ndërsa në Gjermani, AstraZeneca rekomandohet për persona që janë mbi 60 vjeç.
Ndërkohë, kreu i agjencisë së kontrollit të sëmundjeve në Gjermani ka bërë thirrje për masa “drastike” për të frenuar valën e tretë të virusit që është duke goditur rëndë pavijonet e kujdesit intensiv në disa zona.























