16:32 / 15.04.2021
Shpërthim në Bagdad, një i vdekur dhe 12 të lënduar
Bomba e vendosur në veturë shpërtheu në lagjen Habibiye, në një pjesë të Bagdadit të quajtur Sadr, njoftoi Rrjeti i Mediave të Sigurisë pranë autoriteteve irakiane.
Së paku një person ka humbur jetën, ndërsa 12 të tjerë janë lënduar gjatë shpërthimit të një autobombe në Bagdad, Irak, raporton Anadolu Agency.
Bomba e vendosur në veturë shpërtheu në lagjen Habibiye, në një pjesë të Bagdadit të quajtur Sadr, njoftoi Rrjeti i Mediave të Sigurisë pranë autoriteteve irakiane.
Si pasojë e shpërthimit është regjistruar edhe dëm material mbi objektet e banimit afër vendit të shpërthimit.























