Hong Kongu zgjeron fushatën e vaksinimit kundër COVID-19
Zgjerimi i programit të vaksinimit do të thotë se do të mbulojë 88 për qind të popullsisë së Hong Kongut, që numëron mbi 7 milionë banorë.
Hong Kongu njoftoi fushatën e vaksinimit kundër COVID-19 për banorët e moshës midis 16 dhe 30 vjeç.
Terminet për vaksinimin do të fillojnë më 23 prill, theksuan zyrtarët, sipas transmetuesit publik RTHK.
Patrick Nip, sekretari i Hong Kongut për shërbimin civil, tha se 16 dhe 17 vjeçarët, gati më shumë se 1.08 milion banorë, do të marrin vaksinën BioNTech ndërsa vaksina Sinovac do të jetë në dispozicion vetëm për personat e moshës 18 vjeç e më lart.
Hong Kongu ka ndaluar përdorimin e vaksinës BioNTech, përveç grupmoshës 16-17 vjeç, për ata që do të kenë nevojë për pëlqimin e prindërve për të marrë vaksinën.
Javën e kaluar, ajo i kërkoi prodhuesit të vaksinave AstraZeneca të shtyjë dërgimin e vaksinave.
Zgjerimi i programit të vaksinimit do të thotë se do të mbulojë 88 për qind të popullsisë së Hong Kongut, që numëron mbi 7 milionë banorë.
Hong Kongu ka raportuar 11.613 raste me COVID-19, përfshirë 209 vdekje, që kur rastet e para u raportuan në qytetin Wuhan të Kinës në dhjetor të vitit 2019.























