Italia regjistron 16.974 raste të reja me Covid dhe 380 viktima në 24 orë
BKT
   Bota

Italia regjistron 16.974 raste të reja me Covid dhe 380 viktima në 24 orë

Në 24 orët e fundit, Italia ka regjistruar 16.974 raste të reja me Covid-19 nga 319,633 teste të kryera. Po ashtu, autoritetet e Shëndetit në vend njoftuan se si pasojë e sëmundjes e humbën jetën edhe 380 qytetarë.

Që nga fillimi i pandemisë vendi numëron 115,937 viktima, ndërsa, numri i të shëruarve është 21,220.

Ndërsa, numri i pacientëve të shtruar në njësitë e kujdesit intensiv në spitale është 3,417, një ulje prej 73 njësishë në balancën mes hyrjeve dhe daljeve.

Shkalla e pozitivitetit është 5.3%.