Suedia lehtëson masat për personat e vaksinuar
BKT
   Bota

Suedia lehtëson masat për personat e vaksinuar

Sipas autoriteteve, 3 javë pas marrjes së dozës së parë njerëzit mund të takohen me njeri-tjetrin madje edhe pensionistët që janë vaksinuar gjithashtu do të lejohen të shkojnë në dyqane.

Suedia do të lehtësojë kufizimet ndaj qytetarëve që kanë marrë të paktën një dozë kundër Covid, sipas një njoftimi nga Agjencia e Shëndetit Publik.

Rreth një e pesta e suedezëve janë vaksinuar.  Sipas autoriteteve, 3 javë pas marrjes së dozës së parë njerëzit mund të takohen me njeri-tjetrin madje edhe pensionistët që janë vaksinuar gjithashtu do të lejohen të shkojnë në dyqane.

Sidoqoftë, ndryshimet janë “një lehtësim i vogël” , duke theksuar se edhe personat e vaksinuar nuk do të jenë ende në gjendje t’i rikthehen normalitetit siç ishte para pandemisë.  Suedia është vendi i dytë pas San Marinos me shkallën më të lartë të infeksioneve dhe sipas autoriteteve nuk është koha e duhur për të lehtësuar masat për grupet e tjera.

Koordinatori i vaksinave në vend Richard Bergstrom tha se Suedia ka negociuar  me Rusinë për blerjen e dozave të Sputnik V