OBSH: Rritje shqetësuese e të infektuarve dhe të vdekurve
BKT
   Bota

OBSH: Rritje shqetësuese e të infektuarve dhe të vdekurve

Numri i rasteve të reja me COVID-19 brenda një jave është, pothuajse, dyfishuar globalisht në dy muajt e fundit dhe tani po i afrohet vlerësimeve më të larta gjatë pandemisë.

Kështu ka deklaruar Tedros Adhanom Ghebreyesus, i cili është kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), njofton Hbl, transmeton RTKLive.

"Numri i rasteve dhe i vdekjeve vazhdon të rritet me një shpejtësi alarmante," tha ai në një konferencë për shtyp duke u përqëndruar në situatën e virusit në Papua Guinea e Re dhe Paqësorin perëndimor.

Tedros Adhanom Ghebreyesus është i shqetësuar rreth situatës në Papua Guinea e Re dhe thotë se është e rëndësishme që vendi, sa më shpejtë të jetë e mundur, të ketë akses në më shumë vaksina./RTKLive