Nigeri, vriten 30 anëtarë të bandës së armatosur

Nigeri, vriten 30 anëtarë të bandës së armatosur

Zëdhënësi i policisë së shtetit Katsina, Gambo Isah deklaroi se forcat e sigurisë ishin dërguar në rajon.

Në provincën Katsina të Nigerisë banorët vranë 30 anëtarë të bandës së armatosur.

Sipas mediave vendase, anëtarët e bandës së armatosur kryen një sulm të armatosur në fshatin Majifa, në provincën Katsina.

Pas sulmit, banorët, të cilët ndoqën anëtarët e bandës së armatosur, vranë 30 anëtarë të bandës.

Zëdhënësi i policisë së shtetit Katsina, Gambo Isah deklaroi se forcat e sigurisë ishin dërguar në rajon.

Në disa provinca përdorimi i motoçikletave është ndaluar, sepse personat e armatosur kohët e fundit kryejnë sulme me motoçikleta.

Rajoni është skenë e përplasjeve të ashpra midis grupit etnik Fulani, që merret me bagëti dhe disa prej fiseve.

Pjesëtarët e grupit etnik Fulani, të cilët migrojnë në jug të vendit për të kullotur kafshët e tyre, pretendojnë se fermerët u përpoqën të vidhnin bagëtinë e tyre dhe i sulmuan ata. Ndërsa bandat e armatosura përfitojnë nga këto konflikte dhe organizojnë sulme.