Teksas,Dhoma e Përfaqësuesve miraton projektligjin që lehtëson armëmbajtjen

Teksas,Dhoma e Përfaqësuesve miraton projektligjin që lehtëson armëmbajtjen

Projektligji do të hyjë në fuqi nëse miratohet edhe nga Senati.

Një projektligj që lejon mbajtjen e pistoletave pa licencë në shtetin e Teksasit të SHBA-së u miratua me shumicë votash në Dhomën e Përfaqësuesve.

Dhoma e Përfaqësuesve e Teksasit dërgoi në Senat projektligjin, i cili lejon mbajtjen e pistoletave pa licencë ose trajnim për gjuajtje, pasi e miratoi atë me 84 vota pro dhe 56 kundër.

Nëse projektligji shndërrohet në ligj, Teksasi, ku aktualisht ka mbi 1,6 milion pronarë të licencuar të armëve, mund të bëhet shteti me numrin më të lartë të armëve pa licencë.

Anëtarët demokratë të Dhomës së Përfaqësuesve kundërshtojnë projektligjin me arsyetimin se mund të shkaktojë rritje të dhunës.

Licenca për të mbajtur armë në Teksas kushtonte midis 100 dhe 150 dollarë, ndërsa armëmbajtësve u kërkohej të kryenin një numër procedurash, të tilla si praktika e qitjes dhe regjistri penal.

Projektligji do të hyjë në fuqi nëse miratohet edhe nga Senati.