Ukraina i kërkon ndihmë Evropës Ndaj Rusisë

Ukraina i kërkon ndihmë Evropës Ndaj Rusisë

Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski, i ka adresuar thirrje Evropës që të veprojë karshi agresionit të Rusisë në lindje të Ukrainës.

Zelenski të premten është takuar me presidentin francez, Emmanuel Mavron, ndërsa ka mbajtur një takim virtual edhe me kancelaren gjermane, Angela Merkel.

Zelenski u ka kërkuar liderëve evropianë që të veprojnë me shpejtësi për të mbrojtur sigurinë e Evropës nga Rusia.

Takimi i presidentit Zelenski me liderët perëndimorë është mbajtur, si rrjedhojë e alarmimit nga angazhimi i trupave ruse përgjatë kufirit perëndimor, veprim ky të cilin SHBA-ja dhe NATO-ja e kanë cilësuar si prezencën më të madhe ushtarake të Rusisë që prej vitit 2014.

Më shumë se 14 mijë persona kanë vdekur në konfliktin në lindje të Ukrainës, që ka nisur me aneksimin e gadishullit ukrainas të Krimesë nga Rusia.