Policia çeke gjen lidhjen ruse të rastit Skripal me shpërthimin e 2014-ës

Policia çeke gjen lidhjen ruse të rastit Skripal me shpërthimin e 2014-ës

Autoritetet çeke po kërkojnë dy personat me emrat Alexander Petrov dhe Ruslan Boshirov, të cilët përputhen me emrat e të dyshuarve në helmimin e ish-agjentit rus, Skripal në Salisbury të vitit 2018. 

Policia çeke njofton se po gjurmojnë dy mashkuj rusë në lidhje me shpërthimin e vitit 2014, ku mbetën të vrarë dy njerëz. Dy viktimat, policia thotë, se mbanin pasaportat e të dyshuarve në helmimin e Sergei Skripal.

Autoritetet çeke po kërkojnë dy personat me emrat Alexander Petrov dhe Ruslan Boshirov, të cilët përputhen me emrat e të dyshuarve në helmimin e ish-agjentit rus, Skripal në Salisbury të vitit 2018. 

Emrat e tyre akuzohen për helmimin e Skripal dhe vajzës së tij Yulia me agjentin nervor sovjetik noviçok në qytetin britanez Salisbury në vitin 2018. 

Rusia mohoi përfshirjen e saj në helmim, por rreth 300 diplomatë u dëbuan pastaj si kundërvënie ndaj akuzave. 

“Të dy mashkujt ishin të pranishëm në territorin çek në tetor të vitit 2014”, kur ndodhi shpërthimi në Vrbetice, thotë ekipi çek i krimit të organizuar, dhe të cilët po ashtu kanë përdorë identitetet taxhike dhe moldave. 

Qeveria çeke më parë kishte thënë se po i dëbojnë 18 diplomatët ruse, të identifikuar nga inteligjenca lokale si agjentë sekretë të shërbimeve ruse SVR dhe GRU, të cilët janë të dyshuar në përfshirjen e shpërthimit të vitit 2014. 

“18 punëtorë të ambasadës ruse duhet ta lëshojnë republikën tonë brenda 48 orëve”, tha ministri i përkohshëm i jashtëm, Jan Hamáček, para gazetarëve, shkruan The Guardian. 

Hamáček shkroi në Twitter të dielën se ai do të diskutojë këtë çështje në takimin e ministrave të jashtëm të BE-së të hënën. 

Kryeministri çek Andrej Babiš tha se autoritetet çeke kanë ‘prova të qarta’ që lidhin zyrtarët e GRU-së me shpërthimin në depon e municionit në vitin 2014, ku mbetën të vrarë dy njerëz. 

“Ne kemi arsye të mirë të dyshojmë në përfshirjen e zyrtarëve të GRU-së nga njësia 29155 në shpërthimin e depos së municionit në Vrbetice”, në lindje të Çekisë, tha Babiš. Ai shtoi se ka marrë informata të premten, pa shpjeguar se pse kjo punë ka zgjatur aq shumë. 

“Shpërthimi shkaktoi dëme të mëdha materiale dhe paraqiti kërcënim për jetët e banorëve lokalë, por mbi të gjitha vrau dy nga qytetarët tonë, baballarë të familjeve”, tha Babiš.

Hamáček, i cili është. ministër i brendshëm çek, e po ashtu edhe si ministër i përkohshëm i jashtëm, pasi paraardhësi i tij u shkarkua në fillim të javës, tha se atij i vjen keq që ky incident do të ‘dëmtojë fundamentalisht marrëdhëniet çeko-ruse’.

“Ne jemi në një situatë të ngjajshme me atë në Britani me helmimin në Salisbury në vitin 2018”, tha ai, duke iu referuar rastit Skripal. 

Hamáček tha se ka dëbuar ambasadorin rus Alexander Zmeyevsky dhe të shtunën në mbrëmje e ka njoftuar për vendimin.

Ndërsa, të enjten, Polonia, shteti fqinj i Çekisë, njoftoi për dëbimin e tre diplomatëve ruse për ‘veprime në dëm’ të Polonisë. 

Varshava, gjithashtu shprehu solidaritet me SHBA-të, të cilët gjatë javës. njoftuan për sanksione dhe dëbimin e 10 diplomatëve rusë, në lidhje për çfarë ëashington thotë se, ishte ndërhyrja e Kremlinit në zgjedhjet amerikane, sulm masiv kibernetik dhe tjera aktivitete armiqësore. /rtklive/