SHBA, një shofer hodhi zbardhues dhe koktej molotovi drejt policisë

SHBA, një shofer hodhi zbardhues dhe koktej molotovi drejt policisë

Policia thotë se një shofer i cili hyri në të kuqe hodhi një lëng kimik ndaj një oficeri të qytetit të New York-ut, u largua dhe më pas hodhi një koktej molotovi ndaj oficerëve ndjekës.

Një shofer që hyri në të kuqe hodhi lëng kimik ndaj një oficeri policie të qytetit të New York-ut, u largua dhe më pas hodhi koktej molotovi ndërsa oficerët ishin vënë në ndjekje të shtunën në mëngjes, thanë autoritetet.

Pamjet e kamerës trupore tregojnë se shoferi hodhi një lëng, i cili më vonë u konstatua si zbardhues, drejt një oficeri që e kishte ndaluar në Brooklyn.

Autoritetet thanë se burri u largua me shpejtësi dhe më pas papritur u ndal, hodhi koktej molotovi drejt oficerëve, para se të arratisej për herë të dytë. Ai më vonë përplasi makinën e tij dhe u arrestua. Një tjetër koktej molotovi u gjet brenda automjetit, sipas shefit të policisë Rodney Harrison.

"Për fat të mirë, oficerët tanë nuk u plagosën", tha Departamenti i Policisë së New York-ut në Twitter, duke shtuar se incidenti "provoi edhe një herë se asnjë zbatim trafiku nuk është rutinë".

Harrison shkroi në Twitter të shtunën në mbrëmje se lëngu i hedhur ndaj oficerit ishte zbardhues.

Incidenti ndodhi pak para orës 8 të mëngjesit, ndërsa shoferit 44-vjeçar, emri i të cilit nuk u bë i ditur menjëherë, është në pritje të akuzës, njoftoi 1010 WINS AM. Sipas raportit, oficeri i cili u spërkat me substancën kimike, u trajtua për djegie të lehta kimike.

Komisari i Policisë Dermot Shea sugjeroi të shtunën se disponimi kundër policisë mund të ketë luajtur një rol në incidentin.