Japonia goditet nga një tërmet 5,8 ballë
BKT
   Bota

Japonia goditet nga një tërmet 5,8 ballë

Nuk është lëshuar asnjë paralajmërim për cunami pas tërmetit në prefekturën Miyagi.

Prefektura verilindore Miyagi e Japonisë u godit nga një tërmet me magnitudë 5,8 ballë, njoftoi Agjencia Meteorologjike e Japonisë (JMA).

Tërmeti ndodhi në ora 09:29 sipas kohës lokale (0029GMT) në një thellësi prej 50 kilometrash, sipas agjencisë.

Autoritetet nuk lëshuan asnjë njoftim për cunami pas dridhjes.