Qofte daneze, 10 herë më të shëndetshme se qoftet që gatuhen tek ne

Qofte daneze, 10 herë më të shëndetshme se qoftet që gatuhen tek ne

Qoftet daneze janë shumë më të shëndetshme nga ato që në këto decenie të fundit i gatuajmë ne, para së gjithash, për shkak që i gatuajnë në gjalpë, në vend të vajit .

Përbërësit:

– 500 g mish i bluar viçi,
– 1 qepë,
– 2 lugë miell,
– 1 lugë pure domateje,
– 30 g gjalpë,
– 1 fletë dafine,
– 1 vezë,
– ½ e lugës së vogël zhumbricë (Thymus setpyllum),
– 1 katrorkë mish zogu për supë,
– 100 ml ajkë,
– Majdanoz,
– 3 – 4 lugë qumësht,
– 1 thelb hudhre,
– Vaj,
– Kripë,
– Piper i zi i bluar.

Mënyra e përgatitjes:

Qepën grijeni imët dhe shtojeni në enën me mishin e bluar. Përzieni që përbërësit të bashkohen.

Shtoni zhumbricën e grirë imët, pastaj qitni kripë, piper, shtoni 1 lugë miell, vezën dhe qumështin. Në tigan me gjalpin e shkrirë fërgoni qepën e bluar imët.

Shtoni pjesën e mbetur të miellit, qitni 500 ml ujë, katrorkën e supës së pulës, fletën e dafinës dhe purenë e domates. Qitni kripë, piper dhe përzieni të gjithë përbërësit.

Kur pureja e domates të bëhet mjaftueshëm e dendur, hiqeni nga shporeti.

Nga përbërësit e mishit të bluar, me ndihmën e dy lugëve të vogla, formoni qoftet dhe fërgoni në tiganin e nxehur me gjalpë.

Sipas dëshirës dhe shijes, qofteve mund t’u hidhni sipër ndonjë salcë dhe t’i shërbeni me oriz të zier.

Ju bëftë mirë./telegrafi