Siria mban zgjedhjet presidenciale në maj
Parlamenti i vendit dhe është cilësuar si një lëvizje e mundshme për të ruajtur kontrollin e pushtetit të presidentit Bashar al-Assad.
Siria do të mbajë zgjedhjet presidenciale muajin e ardhshëm.
Lajmi është bërë i ditur nga parlamenti i vendit dhe është cilësuar si një lëvizje e mundshme për të ruajtur kontrollin e pushtetit të presidentit Bashar al-Assad.
Assad-i nuk pritet të përballet me kundërshtime serioze, pavarësisht konfliktit të vazhdueshëm dhe një krize ekonomike në rritje.
Pas 10 vjet luftë, qeveria siriane kontrollon shumicën e qendrave të mëdha të popullsisë në vend.
Rreth 400 mijë njerëz janë vrarë dhe mbi gjysma e sirianëve janë zhvendosur.
Zgjedhjet për një president, i cili do të shërbejë me një mandat shtatë-vjeçar do të zhvillohen në 26 maj.
Kandidatët e mundshëm për zgjedhjet do të jenë në gjendje të regjistrohen nga e hëna, ndërsa sirianët jashtë vendit do të jenë në gjendje të votojnë në ambasada në 20 maj.
Janë zgjedhjet e dyta presidenciale që ndodhin gjatë luftës civile.























