12:55 / 19.04.2021
Gazetari japonez i arrestuar në Mianmar
Një gazetar japonez u arrestua të dielën në Mianmar, bën të ditur qeveria japoneze.
Sipas dëshmitarëve, gazetari i pavarur, Yuka Kitazumi, u rrëmbye nga shtëpia e tij në qytetin Rangoon nga forcat e sigurisë.
Junta ushtarake deri më tani nuk e ka komentuar incidentin.
Gazetari japonez drejton një kompani të prodhimit të mediave në Mianmar dhe është arrestuar më parë në lidhje me mbulimin e tij të grushtit të shtetit ushtarak më 1 shkurt, por u la i lirë pak më vonë.
Ndërkaq siç bëhet e ditur sipas grupit aktivist kritik të regjimit AAPP, të paktën 700 njerëz kanë vdekur në protestat në vend që nga grushti i shtetit dhe rreth 3,000 njerëz janë arrestuar./RTKLive























