BE: Rusia të tërheq trupat nga kufiri i Ukrainës
BKT
   Bota

BE: Rusia të tërheq trupat nga kufiri i Ukrainës

Përfaqësuesi i Lartë i BE për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell, thotë se situata në kufirin ruso-ukrainas është "shumë e rrezikshme".

Josep Borrell, Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme, thotë se situata në kufirin ruso-ukrainas është "shumë e rrezikshme".

Ai po i kërkon Rusisë të tërheqë trupat e saj nga rajoni, thonë agjencitë e lajmeve Reuters dhe AFP.

Ministrat e jashtëm të BE-së do të diskutojnë situatën në Rusi në një takim virtual të hënën.

Pos kësaj, BE është e shqetësuar edhe pës situatën e krijuar gjatë vikendit mes Çekisë dhe Rusisë, si dhe për gjendjen shëndetësore të opozitarit rus, të burgosur në Rusi./RTKLive