13:32 / 19.04.2021
Google Pixel Watch mund të vijë gjatë muajit tetor
Google kohët e fundit u dha fansave të Wear OS një sugjerim se kompania po planifikon të vijë me orën e re Pixel Watch.
Por sipas burimeve të shumta duket se shpresa për orën e re nga Google mund të realizohet vetëm në tetor nëse parashikimi i datës së fillimit të Pixel Watch është i saktë.
Sipas Jon Prosser, Pixel Watch i Google është i koduar me emrin “Rohan” dhe do të ketë një ekran të mbështjellë me një kurorë të vendosur në qendër, shkruan telegrafi.
Nga paraqitja, është e mundur të shihet përdorimi i grupeve me ngjyra në deri në 20 opsione të ndryshme, gjithnjë sipas Prosser, i cili thotë se interpretimet bazohen në materialin e marketingut që ai e ka pare për orën e re.























