14:33 / 19.04.2021
Portugalia lehtëson masat, hapen restoranet, qendrat tregtare dhe shkollat
Portugalia ka administruar 2.5 milion doza vaksinash, duke vaksinuar plotësisht 650,000 persona.
Portugalia ka lehtësuar masat kundër Covid të hënën, duke rihapur qendrat tregtare, restorantet shkollat e mesme dhe universitetet.
Kjo është faza e fundit e lehtësimit të masave, pasi muajin e kaluar vendi rihapi shkollat fillore. Faza përfundimtare – e cila do të përfshijë rinisjen e aktiviteteve në ambientet e hapura do të fillojë pas 2-javësh, nëse situata vazhdon të përmirësohet.
Portugalia ka administruar 2.5 milion doza vaksinash, duke vaksinuar plotësisht 650,000 persona. Numri i rasteve të reja vazhdon të qëndrojë në 500, pas një rritje rekord në janar ku vendi regjistroi 13 mijë raste.























