11:45 / 21.04.2021
Numri i të vdekurve nga aksidenti hekurudhor në Egjipt ka shkuar në 23
Njëzet e tre persona humbën jetën dhe 139 të tjerë u plagosën nga aksidenti hekurudhor në rajonin Qalyubia të Egjiptit, që ndodhi më 18 prill.
Në njoftimin e bërë nga Kryeprokuroria e Egjiptit, me publikun janë ndarë informacione të reja rreth aksidentit hekurudhor në Qalyubia.
Numri i të vdekurve në aksident është rritur në 23, kurse i të plagosurve në 139.
Në njoftim më tej thuhet se kryeprokurori Hamade as-Savi tha se në hetimin e nisur pas aksidentit është vendosur për arrestimin e 23 personave përfshirë drejtuesin e trenit dhe ndihmësin e tij.























