Turqia, Rumania dhe Polonia do të takohen për bisedime vjetore
Takimi trepalësh i ministrave të Jashtëm të Turqisë, Polonisë dhe Rumanisë do të zhvillohet këtë vit në Bukuresht më 22-23 prill.
Ministrat e Jashtëm të Turqisë, Polonisë dhe Rumanisë nesër do të zhvillojnë një takim trepalësh në kryeqytetin rumun Bukuresht, njoftoi Ministria e Jashtme turke, transmeton Anadolu Agency (AA).
"Takimi trepalësh i ministrave të Punëve të Jashtme të Turqisë, Polonisë dhe Rumanisë, i cili është mbajtur rregullisht çdo vit që nga viti 2016, do të zhvillohet këtë vit në Bukuresht më 22-23 prill", tha Ministria në një njoftim.
Diplomatët e lartë do të diskutojnë fushat konkrete të bashkëpunimit si dhe mundësitë e thellimit të mëtejshëm të partneritetit midis vendeve. Ata do të këshillohen për pritjet e tyre nga Samiti i ardhshëm i NATO-s, theksohet më tej.
Këtë vit, ministrat e Jashtëm të Ukrainës dhe Gjeorgjisë po ashtu do të marrin pjesë në një nga panelet e eventit.























