Kryeministri spanjoll Sanchez: Jemi afër fundit të pandemisë

Kryeministri spanjoll Sanchez: Jemi afër fundit të pandemisë

Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez thotë se 3,452,119 persona janë vaksinuar plotësisht kundër koronavirusit ndërsa numri i përgjithshëm i personave  që kanë marrë virusin që nga fillimi i pandemisë është 3,435,840. Deri më tani, Spanja ka administruar 13,041,032 doza të vaksinës.

Megjithëse Spanja është përfshirë nga një valë e katërt e Covid,  kryeministri i vendit i dha shpresë qytetarëve duke deklaruar se më shumë persona janë vaksinuar se sa janë infektuar me Covid.

3,452,119 persona janë vaksinuar plotësisht kundër koronavirusit ndërsa numri i përgjithshëm i personave  që kanë marrë virusin që nga fillimi i pandemisë është 3,435,840. Deri më tani, Spanja ka administruar 13,041,032 doza të vaksinës.

“Ne kemi shkruar histori,” tha kryeministri, Pedro Sanchez të martën në mbrëmje . “Qëllimi jonë është imunizimi i 70% të popullsisë para se të mbarojë vera. Ne jemi duke iu afruar fundit të pandemisë".