Indonezi, nisin kërkimet për nëndetësen e zhdukur

Indonezi, nisin kërkimet për nëndetësen e zhdukur

Zyrtarët kanë ndarë informacionin se në nëndetëse ndodhet një ekuipazh prej 53 personash dhe se kanë filluar punimet e kërkim-shpëtimit.

Në Indonezi kanë filluar aktivitetet e kërkimit për nëndetësen e Komandës së Forcave Detare e cila është zhdukur me një ekuipazh prej 53 personash.

Sipas lajmeve në shtypin e vendit, zyrtarët ushtarakë kanë njoftuar se kontaktet me nëndetësen KRI Nanggala-402 janë ndërprerë në orën 03:00 sipas kohës lokale.

Zyrtarët kanë ndarë informacionin se në nëndetëse ndodhet një ekuipazh prej 53 personash dhe se kanë filluar punimet e kërkim-shpëtimit.

Komandanti i Forcave të Armatosura kombëtare të Indonezisë, Hadi Tjahjanto, në një deklaratë për media tha se nëndetësja është zhdukur 95 kilometra në veri të ishullit Bali.

Më tej thuhet se nëndetësja ishte në detyrë në kuadër të aktiviteteve trajnuese.