Franca, shteti i parë europian me çertifikatë digjitale antiCovid

Franca, shteti i parë europian me çertifikatë digjitale antiCovid

Aplikacioni “TousAntiCovid”, pjesë e programit të gjetjes së kontakteve të vendit, është krijuar për të ruajtur rezultatet negative të testit Covid-19 në celularët e udhëtarëve dhe po provohet në fluturimet për në Korsikë dhe departamentet e huaja nga kjo javë.

 

Franca është bërë shteti i parë anëtar i BE-së që fillon testimin e një certifikate digjitale të udhëtimit si pjesë e një skeme në të gjithë Evropën.

Aplikacioni “TousAntiCovid”, pjesë e programit të gjetjes së kontakteve të vendit, është krijuar për të ruajtur rezultatet negative të testit Covid-19 në celularët e udhëtarëve dhe po provohet në fluturimet për në Korsikë dhe departamentet e huaja nga kjo javë.

Sistemi përfundimisht mund të miratohet për ngjarje publike të tilla si koncerte, festivale dhe panaire tregtare, megjithëse jo për baret dhe restoranet.

Përvoja franceze do të formojë një pjesë të një sistemi të përforcuar, të konsoliduar dhe të standardizuar në të gjithë Evropën, tha ministri francez, Cédric O, me bisedimet tashmë në proces me disa vende dhe linjat ajrore për të siguruar njohjen e certifikatës.