Mbi 18 mijë fëmijë emigrantë janë zhdukur në Europë nga viti 2018
Një hulumtim i The Guardian dhe kolektivit tё gazetarisë ndërkufitare Lost in Europe, zbuloi se 18 mijё e 292 migrantë fëmijë të pashoqëruar u zhdukën në Europë midis janarit tё vitit 2018 dhe dhjetorit tё vitit 2020, ekuivalente me gati 17 fëmijë në ditë.
Të paktën 18 mijё fëmijë emigrantë të pashoqëruar janë zhdukur pas arritjes në vendet europiane, përfshirë Greqinë, Italinë dhe Gjermaninë.
Një hulumtim i The Guardian dhe kolektivit tё gazetarisë ndërkufitare Lost in Europe, zbuloi se 18 mijё e 292 migrantë fëmijë të pashoqëruar u zhdukën në Europë midis janarit tё vitit 2018 dhe dhjetorit tё vitit 2020, ekuivalente me gati 17 fëmijë në ditë.
Vetëm në vitin 2020, 5 mijё e 768 fëmijë humbёn në 13 vende europiane.
Shumica e fëmijëve që janë zhdukur gjatë tre vjetëve të fundit erdhën në Europë nga Maroko, Algjeria, Eritrea, Guinea dhe Afganistani.
Sipas të dhënave në dispozicion, 90% ishin djem dhe rreth çdo i gjashti ishin më të rinj se 15 vjeç.
Hetimi, i cili grumbulloi të dhëna për të miturit e pashoqëruar të zhdukur nga 27 vende tё BE-së, si Norvegjia, Moldavia, Zvicrra dhe Mbretëria e Bashkuar, zbuloi se numri i vërtetë i fëmijëve të zhdukur mund të jetë edhe më i lartë.
Spanja, Belgjika dhe Finlanda dorёzuan shifra nderi në fund të vitit 2019. Ndёrsa Danimarka, Franca dhe Britania e Madhe nuk dhanё asnjё informacion.
Gjetjet e hetimit ngritёn pyetjen serioze se sa vendet europiane janë në gjendje ose të gatshme të mbrojnë migrantët e fëmijëve të pashoqëruar.
Federica Toscano, udhëheqëse e avokimit dhe migracionit në Missing Children Europe, një organizatë jofitimprurëse që lidh agjencitë bazë në të gjithë Europën, tha se të dhënat ishin “jashtëzakonisht të rëndësishme” për të kuptuar shkallën e problemit në Europë.
“Numri i lartë i fëmijëve të zhdukur është simptomë e një sistemi të mbrojtjes së fëmijëve që nuk funksionon”, tha ajo.
Fëmijët e pashoqëruar ishin midis migrantëve më të prekshëm nga dhuna, shfrytëzimi dhe trafikimi.
“Organizatat kriminale gjithnjë e më shumë po synojnë fëmijët e emigrantëve. Shumё prej tyre bёhen viktima tё punёs dhe shfrytёzimit seksual, lypjes sё detyruar dhe trafikimit”, tha Toscano.
Sipas studimeve tё The Guardian dhe Lost in Europe në mars tё vitit 2019, të paktën 60 fëmijë vietnamezë ishin zhdukur nga strehimet holandeze.
Autoritetet holandeze dyshuan se mund tё ishin trafikuar në Britani pёr t’u shfrytёzuar në fermat e kanabisit apo sallonet e thonjve.
Pothuajse të gjitha vendet europiane kanë procedura të hollësishme që merren me zhdukjen e të miturve të pashoqëruar.
Megjithatё, ato nuk funksionojnë gjithmonë mirë në praktikë, sipas njё raporti të vitit 2020 tё Rrjetit Europian tё Migracionit, pjesë e Bashkimit Europian.
Problemet përfshijnë mosbashkëpunimin e pamjaftueshëm midis policisë dhe autoriteteve të azilit ose mbrojtjes së fëmijëve.























