"Brukseli të ketë kompetenca më të mëdha në vendimmarrjen shëndetësore"
BKT
   Bota

"Brukseli të ketë kompetenca më të mëdha në vendimmarrjen shëndetësore"

Kancelarja gjermane Angela Merkel bëri thirrje që Evropës t’i jepet fuqi më e madhe vendimmarrëse në çështjet shëndetësore, pas përvojave të pandemisë.

“Nëse është e nevojshme, traktatet e BE duhet të ndryshohen”, tha Merkel gjatë një diskutimi në internet të Partisë Popullore Evropiane në lidhje me të ardhmen e Evropës.

“Unë besoj se Evropa ka nevojë për më shumë kompetenca në fushën e shëndetit. Ndoshta edhe ju duhet të ndryshoni traktatet për këtë. Unë kam qenë gjithmonë e hapur ndaj ndryshimeve të traktateve, nëse ato kanë kuptim. Ky nuk është një qëllim në vetvete”, shtoi ajo.

Kancelarja përsëriti gjithashtu mbrështetjen e saj ndaj strategjisë së vaksinimit të BE-së.

Merkel theksoi se vendimi për t’i blerë vaksinat përmes Brukselit ishte “absolutisht i drejtë”./atsh