10:58 / 22.04.2021
Gjermania s’ka qetësi, mbi 29 mijë raste të reja me COVID-19
Gjermania ka regjistruar përsëri shifra të larta të infeksioneve ditore me koronavirus.
Gjermania ka publikuar bilancin e 24 orëve të fundit me COVID-19.
Numri i rasteve të konfirmuara të koronavirusit në Gjermani u rrit me 29,518 në 3,217,710, treguan të enjten të dhënat nga Instituti Robert Koch (RKI) për sëmundjet infektive, raporton Reuters, transmeton lajmi.net.
Numri i raportuar i vdekjeve u rrit me 259 në 80,893, tregoi shifra.























