Etiopi: Një grup i armatosur pushtoi të gjithë provincën
Një grup i armatosur i paidentifikuar kanë sulmuar zonën ku ndodhet Diga e Madhe, strategjikisht e një rëndësie të madhe e "Rilindjes së Madhe Etiopiane".
Grupi i armatosur ka marrë një provincë të tërë të Etiopisë, thotë Komisioni Etiopian për të Drejtat e Njeriut, që funksionon në kuadër të qeverisë federale.
“Grupi i armatosur ka qenë përgjegjës, ndër të tjera, për vrasjen e civilëve dhe rrëmbimin e zyrtarëve në zonën perëndimore Benishangul-Gumuz”, thuhet në deklaratën e Komisionit, njofton Reuters.
Sipas raportit, deri në 19 prill, provinca e Sedal Woreda, në zonën Benishangul-Gumuz ishte "pothuajse tërësisht nën kontrollin e një grupi të armatosur".
Raporti nuk përmendi për cilin grup të armatosur bëhet fjalë.
Rajoni Benishangul-Gumuz ka një rëndësi strategjike, me një digë gjigante në ndërtim e sipër, që ka forcuar lidhjet e Etiopisë me Sudanin dhe Egjiptin në rrjedhën e lumit Nil.
Egjipti dhe Sudani kanë kërkuar që Etiopia të përfshihet në një marrëveshje mbi përdorimin e ujit në Nil. Diga gjigante, e quajtur Diga e Rilindjes së Madhe Etiopiane, kërcënon të zvogëlojë rrjedhën e Nilit në rrjedhën e poshtme.
Në zonën Benishangul-Gumuz janë zhvilluar konflikte të dhunshme midis grupeve të ndryshme etnike në muajt e fundit. Në dhjetor nga një sulm u vranë më shumë se 200 civilë.
"Banorët që u larguan nga zona i thanë EHRC (Komisioni Etiopian për të Drejtat e Njeriut) se një grup i armatosur kishte kryer zjarrvënie dhe plaçkitur prona private dhe publike.”.
Sipas raportit, zyrtarët administrativë dhe policia janë larguar nga krahina.
Në të njëjtën kohë, në Etiopi, ka disa grupe rivale të amratosura me përkatësi të ndryshme si dhe midis ushtrisë federale dhe grupeve politike lokale, të cilët zhvillojnë konflikte të armatosura, ndërkohë që zgjedhjet kombëtare janë planifikuar të mbahen për në qershor./RTKLive























