Çekia i jep ultimatum Rusisë për kthimin në punë të diplomatëve
Në një përplasje diplomatike rreth rolit të pretenduar të Rusisë në shpërthimin vdekjeprurës në një depo armësh në Çeki, autoritetet çeke dëbuan 18 diplomatë rusë me 19 prill. Në anën tjetër, Rusia u hakmor menjëherë duke dëbuar 20 diplomatë çekë nga Moska.
Republika e Çekisë e paralajmëroi Rusinë se do t’i dëbojë edhe më shumë diplomatë, nëse stafi i dëbuar i Ambasadës Çeke në Moskë nuk lejohet të kthehet në punë deri në mesditën e së enjtes.
Në një përplasje diplomatike rreth rolit të pretenduar të Rusisë në shpërthimin vdekjeprurës në një depo armësh në Çeki, autoritetet çeke dëbuan 18 diplomatë rusë me 19 prill. Në anën tjetër, Rusia u hakmor menjëherë duke dëbuar 20 diplomatë çekë nga Moska.
Masa hakmarrëse nga Kremlini e ka nxitur përplasjen më të madhe mes Pragës dhe Moskës që nga përfundimi i sundimit komunist më 1989, duke e vendosur shtetin e vogël europian në qendër të rritjes së tensioneve mes Rusisë dhe Perëndimit, shkruan Free Europe.
Ministri i Punëve të Jashtme i Çekisë, Jakub Kulhanek, tha para gazetarëve se Rusia ka kohë deri në mesditë që ta lejojë kthimin e të gjithë diplomatëve të dëbuar në Ambasadën Çeke në Moskë.
“Nëse ata nuk mund të kthehen, unë do ta zvogëloj numrin e stafit të Ambasadës Ruse në Pragë për t’u përputhur me gjendjen e tanishme në Ambasadën Çeke në Moskë”, tha kryediplomati i Republikës Çeke, i cili u emërua ministër të mërkurën.
Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, tha se Praga duhet t’i ruajë ultimatumet për komunikim brenda NATO-s. “Me Rusinë, një ton i tillë është i papranueshëm”, tha ajo, duke shtuar se Moska do ta thërrasë në raportim ambasadorin çek.























