11:42 / 22.04.2021
Samiti i NATO-s do të mbahet më 14 qershor
Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka bërë të ditur se samiti i aleancës është vendosur të mbahet më 14 qershor në selinë e NATO-s në Bruksel.
"Ne do të marrim vendime për axhendën tonë thelbësore dhe të ardhshme të NATO-s, (axhendën) 2030, për t'u marrë me sfidat e sotme dhe të nesërme, veprimet agresive të Rusisë, kërcënimin e terrorizmit, sulmet kibernetike, teknologjitë në zhvillim dhe përçarëse, ndikimin e sigurisë së ndryshimeve klimatike, si dhe ngritjen e Kinës", tha Stoltenberg në një njoftim për media.
Samiti i fundit i këtillë i NATO-s u mbajë në vitin 2018 në Bruksel, me pjesëmarrjen e liderëve të vendeve të NATO-s.























