11:54 / 22.04.2021
Tre ushtarë suedezë janë plagosur në Mali
Tre ushtarë janë plagosur në Mali, sipas një njoftimi për shtyp nga Forcat e Armatosura Suedeze, të cilët janë në shërbim të forcave shumëkombëshe Task Force Takuba.
Ushtarët duhet të kenë qenë duke udhëtuar me një automjet ku hasi në një bombë në anë të rrugës.
Dy nga ushtarët janë kthyer përsëri në shërbim, ndërsa i treti është nën vëzhgim mjekësor, thuhet në njoftimin për shtyp nga Forcat e Armatosura Suedeze.
Më tej në njoftim thuhet se të mërkurën në mbrëmje, një patrullë suedeze, që është pjesë e operacionit shumëkombësh të forcave speciale Task Force Takuba, gjatë vozitjes hasi në një bombë buzë rrugës në lindje të Malit, me ç’rast u plagosën lehtë tre ushtarë suedezë./RTKLive























