Takim i presidentit Pendarovski me ambasadorin austriak Vucas

Takim i presidentit Pendarovski me ambasadorin austriak Vucas

Këshilli i Prokurorëve Publikë të Republikës së Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e sotme si prokurorë publikë në Prokurorinë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit – Shkup i zgjodhi Lile Stefanovën, Artan Ajron, Trajçe Pelivanovin, Natasha Pop Trajkovën dhe Katerina Kolariqin.

Në konkursin për zgjedhjen e pesë prokurorëve në këtë Prokurori ishin paraqitur 14 kandidatë, në mesin e të cilëve edhe Fatime Fetai, Lubomir Lale, Elizabeta Josifovska, Nikolla Dovlev, Imran Osmani, Vllatko Bikovski, Olivera Proevska, Natasha Saramandova dhe Verica Beshetska Kërsteva, të cilët nuk i morën votat e nevojshme nga anëtarët e Këshillit të Prokurorëve Publikë.

Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Prokurorëve Publikë e zgjodhi Stojanço Arnaudovskin për prokuror themelor publik të Prokurorisë Themelore Publike në Strugë. Për këtë vend konkurruan edhe prokurorët Xhemal Lloga dhe Bllagoja Daskallovski.

Pas pauzës Këshilli i Prokurorëve Publikë do ta vazhdojë mbledhjen me zgjedhjen e prokurorëve të rinj në Prokurorinë Supreme të Shkupit.