Afganistan, talebanët vrasin 4 civilë

Afganistan, talebanët vrasin 4 civilë

Guvernatori i provincës Gor, Abdul Zahir Faizzade, deklaroi se militantët në komunën Devletyar ndaluan automjetin me civilë.

Gjatë një sulmi të armatosur që është kryer nga ana e militantëve talebanë në provincën afgane Gor, kanë humbur jetën katër civilë, raporton Anadolu Agency.

Guvernatori i Gor-it, Abdul Zahir Faizzade, deklaroi se militantët në komunën Devletyar ndaluan automjetin me civilë.

Ai theksoi se civilët janë nxjerrë nga automjeti dhe më vonë u pushkatuan.

Talebanët ende nuk janë prononcuar lidhur me sulmin.

Misioni i Kombeve të Bashkuara për ndihmë të Afganistanit (UNAMA) bëri të ditur më 14 prill se në Afganistan në tremujorin e parë të vitit 2021 janë vrarë 573 civilë.

Ata theksuan se shkalla e vdekjes së civilëve u rrit me 29 për qind në krahasim me vitin e kaluar, se talebanët ishin përgjegjës për vdekjet e 43,5 për qind të civilëve, grupet pro-qeveritare për 17 për qind, organizata terroriste DEASH për pesë për qind, ndërsa për vdekjen e civilëve tjerë përgjegjës janë grupet antiqeveritare.

Afganistani gjendet në krizë të thellë shumëvjeçare politike dhe të sigurisë e pasqyruar në luftën për epërsi midis lëvizjes talebane dhe forcave qeveritare.