Rënie e lehtë e numrit të infeksioneve, javën e kaluar në Zvicër

Rënie e lehtë e numrit të infeksioneve, javën e kaluar në Zvicër

Në javën e 15-të janë raportuar gjithsej 14,122 raste të konfirmuara nga laboratori, krahasuar me 14,187 sa ishin në javën e mëparshme

Numri i infeksioneve të raportuara të kurorës në kantonet zvicerane dhe në Principatën e Lihtenshtajnit ka shënuar  rënie për 0,5 përqind në javën nga 12 prilli deri më 18 prill (java 15).

Kështu ka njoftuar Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG) të enjten, transmeton albinfo.ch.

Megjithatë, luhatja në numrin e testeve rreth festës së Pashkëve ende e bën të vështirë vlerësimin e plotë të situatës.

Sipas raportit të fundit javor të BAG, në javën e 15-të janë raportuar gjithsej 14,122 raste të konfirmuara nga laboratori, krahasuar me 14,187 sa ishin në javën e mëparshme, transmeton albinfo.ch. Prania e viruseve të mutuara të koronave ishte 97 për qind e 494 mostrave të analizuara.

Incidenca e rasteve të konfirmuara nga laboratori varionte nga 62 raste për 100,000 banorë në Appenzell Innerrhoden në 234 raste në kantonin e Gjenevës. Përjashtim ishte kantoni i Urit me 471 raste për 100,000 banorë. Në mbarë vendin, incidenca ishte 163.4 për 100,000.

Në javën raportuese janë regjistruar 188,301 teste. Kjo tregon për një rënie prej 8 për qind krahasuar me javën e kaluar, përcjell albinfo.ch. Përqindja e testeve pozitive PCR është rritur nga 8.4 në 9.4 për qind. Ndërsa shkalla e testeve pozitive të shpejtë të antigjenit ka rënë nga 5.7 në 5.5 për qind.

Numri i shtrimeve në spital për pacientët Covid 19 ka rënë në 409 gjatë javës raportuese. 477 pranime ishin raportuar në javën e mëparshme.

Sipas raporteve nga 22 kantone dhe Lihtenshtajni, më 20 Prill ishin 16,285 njerëz në izolim dhe 26,359 në karantinë.

Këta numra janë rritur krahasuar me javën e kaluar. Përveç kësaj, numri i njerëzve në karantinë pasi kanë ardhur nga një vend me  rrezik të rritur të infeksionit është rritur ndjeshëm në 5664.