Çfarë është varianti indian i coronavirusit?
BKT
Shëndetësi

Çfarë është varianti indian i coronavirusit?

Një variant i coronavirusit, i identifikuar në Indi, është duke u hetuar nga shkencëtarët në gjithë botën – mirëpo ende nuk dihet sa është përhapur dhe nëse është duke nxitur valën e dytë të pandemisë edhe në vetë Indinë.

Çfarë është ky variant?

Viruset krijojnë mutacione çdo herë, duke prodhuar versione të ndryshme apo variante të vetes.

Shumica e këtyre mutacioneve nuk janë të rëndësishme – dhe disa mund të jenë më pak të rrezikshme – mirëpo ka edhe të atilla që mund të bëhen më të vështira për t’u vaksinuar kundër tyre.

Sa shumë është përhapur?

Mostrat e testimit nuk janë përhapur mjaftueshëm në Indi, për të vlerësuar sa shumë apo sa shpejt është përhapur virusi.

Ai është identifikuar në 220 nga 361 mostra të marra në periudhën janar – mars në shtetin perëndimor indian Maharashtra, transmeton BBC.

Ndërkohë, ai është vërejtur edhe në të paktën 21 shtete tjera, sipas iniciativës për mbledhje të të dhënave GISIAID.

Udhëtimet ndërkombëtare është thënë të kenë dërguar variantin e ri edhe në Mbretërinë e Bashkuar, ku janë identifikuar 103 raste prej 22 shkurtit.

Shumica e udhëtimeve nga India tani janë ndaluar në Mbretërinë e Bashkuar.

A është më infektues dhe më i rrezikshëm?

Shkencëtarët nuk e dinë ende nëse ky variant është më infektues apo më rezistues ndaj vaksinave.


MË SHUME NGA Shëndetësi