Amerika drejt njohjes së gjenocidit armen
Deklarata zyrtare nga SHBA-të do të bëhet të shtunën, 24 Prill, ditën që shënon 106 vjetorin e 1.5 milion armenëve të vrarë gjatë periudhës së Luftës së Parë Botërore nga Perandoria Otomane.
Presidenti Joe Biden është gati të njohë zyrtarisht gjenocidin armen në fillim të shekullit XX, një hap që do të përshkallëzonte tensionet me Turqinë. Deklarata zyrtare do të bëhet të shtunën, ditën që shënon 106 vjetorin e 1.5 milion armenëve të vrarë gjatë periudhës së Luftës së Parë Botërore nga Perandoria Otomane.
Biden do të jetë presidenti i parë amerikan që e njeh gjenocidin armen.
Turqia nga ana tjetër ka mohuar akuzat për gjenocid, duke thënë se armenët ishin kundër qeverisë. Ministri i Jashtëm turk, Mevlut Çavusoglu tha për televizionin Haberturk se një vendim i tillë nga Biden do të përkeqësonte marrëdhëniet midis dy vendeve.























