Afganistan, 14 të vdekur në një aksident rrugor
BKT
   Bota

Afganistan, 14 të vdekur në një aksident rrugor

Zëdhënësi i zyrës së guvernatorit të provincës Zabul, njoftoi se në rajonin Shehri Safa ndodhi përplasje mes një minibusi pasagjerësh dhe një kamioni.

Së paku 14 persona kanë humbur jetën në një aksident rrugor që ka ndodhur në jug të Afganistanit, raporton Anadolu Agency (AA).

Gul Islam Siyal, zëdhënësi i zyrës së guvernatorit të provincës Zabul, njoftoi se në rajonin Shehri Safa ndodhi përplasje mes një minibusi pasagjerësh dhe një kamioni.

Ai tha se në vendin e fatkeqësisë kanë humbur jetën 14 persona, ndërsa 12 të lënduar janë shtruar në spital. Në mesin e të lënduarve nuk ka në rrezik për jetën.

Siyal po ashtu tha se rezultatet paraprake të hetimit tregojnë se neglizhenca e shoferit ishte shkaku i aksidentit, por që detajet do të dihen vetëm pas hetimit.