Danimarka zgjat distancën kohore midis dy dozave të vaksinës
BKT
   Bota

Danimarka zgjat distancën kohore midis dy dozave të vaksinës

Danimarka, në kuadër të programit të vaksinimit ka rritur distancën kohore midis dy dozave nga tre në gjashtë javë.

Danimarka ka zgjatur distancën kohore midis dozës së parë dhe të dytë të vaksinave BioNTech/Pfizer dhe Moderna kundër COVID-19 me tre javë.

Televizioni shtetëror DR, duke iu referuar informacionit nga Instituti Shëndetësor tha se Danimarka, e cila dëshiron të vaksinojë sa më shumë persona që të jetë e mundur me dozën e parë, në kuadër të programit të vaksinimit, ka rritur distancën kohore midis dy dozave nga tre në gjashtë javë.

Theksohet se personat që do të marrin dozën e parë do të vaksinohen të paktën një javë më herët.

Zyrtarët parashikojnë se vaksinimi i shpejtë do të sjellë deri te krijimi i imunitetit kundër COVID-19.

Në vendin me një popullsi prej rreth 5.8 milionë banorë, deri tani dozën e parë e kanë marrë 1.142.046 persona ndërsa dozën e dytë 549.173.