BE & Zvicra: Vullnet për një marrëveshje për marrëdhëniet tona
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen dhe presidenti zvicerane, Guy Parmelin shfaqën sot vullnetin e tyre për të arritur një marrëveshje për të ardhmen e marrëdhënieve mes BE-së dhe Konfederatës, gjatë një takimi në Bruksel.
“Në një negociatë, metrat e fundit janë më të vështira, por është e mundur gjetja e kompromiseve. Vetëm duhet një dozë fleksibiliteti nga çdo krah”, deklaroi Ursula von der Leyen gjatë një fjalimi të shkurtër.
“Diskutime intensive janë zhvilluar mbi çështje ende të hapura dhe ato nuk kanë qenë të lehta. Por, ato janë kryer me qëllimin për t’ia dalë”, theksoi Guy Parmelin.
“Ne duhet të bëjmë gjithçka për të konsoliduar dhe zhvilluar marrëdhëniet tona dypalëshe”, shtoi ia.
BE dhe Zvicra po negociojnë një marrëveshje për të standardizuar kornizën ligjore për pjesëmarrjen e Zvicrës në tregun unik të BE dhe për të krijuar një mekanizëm për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve.
“Pikat ende në diskutim janë pagat, punëtorët, ndihma shtetërore dhe liria e lëvizjes së njerëzve”, theksoi Ursula von der Leyen.
BE përcakton si parakusht për përfundimin e çdo marrëveshjeje të re dypalëshe për hyrjen në tregun e saj, nënshkrimin e marrëveshjes institucionale.
“Ne dëshirojmë të kemi një diskutim konstruktiv që do të japë një impuls të ri për finalizimin e marrëveshjes kornizë në një kohë të shkurtër”, deklaroi Ursula von der Leyen./atsh























