Francë, sulmohen zjarrfikësit derisa fiknin zjarrin në një shkollë
BKT
   Bota

Francë, sulmohen zjarrfikësit derisa fiknin zjarrin në një shkollë

Zjarrfikësit francezë të cilët përpiqeshin të fiknin zjarrin në një shkollë në qytetin Lille u qëlluan me predha nga persona të panjohur nga ndërtesat e afërta.

Zjarrfikësit francezë të cilët përpiqeshin të fiknin zjarrin i cili ishte vënë qëllimisht në një shkollë në qytetin Lille u qëlluan me predha nga persona të panjohur nga ndërtesat e afërta.

Autoritetet lokale thanë se një grup personash nga ndërtesat e afërta qëlluan me predha drejt zjarrfikësve.

Incidenti ndodhi të enjten në mbrëmje për shkak të tensioneve në rritje midis qytetarëve dhe policisë, pasi kufizimet dhe bllokimet çuan në frustrimin e popullsisë në zonat e varfra.

Kryebashkiaku i qytetit Lille, Martine Aubry dënoi fuqishëm aktin e "vënies së zjarrit".

Askush nuk u lëndua nga zjarri, i cili u fik shumë shpejtë.