Austria kundër energjisë bërthamore: Termocentralet s’janë të sigurta
Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Përkujtimit të Fatkeqësisë Bërthamore të Çernobilit, Austria thotë të mos e ketë ndryshuar pozicionin e saj mohues ndaj energjisë bërthamore.
Ministri i Jashtëm austriak, Alexander Schallenberg tha se “është e frikshme që 35 vjet pas katastrofës së Çernobilit, shumë vende ende besojnë në përfitimet e pretenduara nga energjia bërthamore”.
“Tragjeditë si kjo i tregojnë botës qartë se termocentralet nuk janë as 100 për qind të sigurta dhe as të qëndrueshme”, nënvizoi Schallenberg në një deklaratë.
Sipas tij, energjia bërthamore nuk duhet të marrë ndonjë rol në luftën kundër ndryshimit të klimës. Austria dëshiron të mbështetet plotësisht në prodhimin e energjisë së rinovueshme deri në vitin 2030 dhe ta bëjë klimën neutrale deri në vitin 2040, theksoi ai.
Reklamë
Përveç kësaj, shton Schallenberg, ai synon të provojë se në shekullin 21, është e mundur të sigurohet një furnizim i favorshëm dhe i qëndrueshëm me burime të ripërtëritshme të energjisë, pa rrezikuar shoqërinë dhe mjedisin.
“Ne duhet t’ia lëmë të kaluarës energjinë bërthamore të rrezikshme dhe të shtrenjtë”, tha Schallenberg, duke theksuar se fatkeqësia e Çernobilit dhe Fukushimës në vitin 1986 tregojnë se, megjithë standardet ndërkombëtare të sigurisë dhe përparimet teknologjike, ekzistojnë rreziqe të konsiderueshme për përdorimin e energjisë bërthamore.























