SHBA, mbi 5 milionë persona nuk kanë marrë dozën e dytë të vaksinës
Të paktën 5 milionë persona ose rreth 8 për qind e atyre që kishin marrë vaksinat Pfizer ose Moderna për herë të parë, nuk u vaksinuan me dozën e dytë.
Më shumë se 5 milionë persona në SHBA nuk morën dozën e dytë të vaksinës kundër koronavirusit të ri (COVID-19).
Sipas lajmit të "The New York Times", është dyfishuar përqindja që nuk morën dozën e dytë të vaksinës Pfizer ose Moderna që nga fillimi i aplikimit kombëtarë të vaksinimit.
Sipas të dhënave më të fundit të Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), e cila ndjek statistikat e vaksinimit kundër COVID-19 në SHBA, thuhet se të paktën 5 milionë persona ose rreth 8 për qind e atyre që kishin marrë vaksinat Pfizer ose Moderna për herë të parë, nuk u vaksinuan me dozën e dytë.
Disa nga ata që nuk morën dozën e dytë të vaksinës deklaruan se nuk ishin vaksinuar sepse kishin frikë nga efektet anësore dhe disa menduan se një dozë e vetme ishte e mjaftueshme.
Sipas CDC, më shumë se 138 milionë qytetarë në SHBA, ose rreth 42 për qind e popullsisë, morën dozën e parë dhe të paktën 93 milionë persona ose 28 për qind e popullsisë morën dozën e dytë të vaksinës kundër COVID-19.
Në SHBA si pasojë e pandemisë numri i përgjithshëm viktimave ka arritur në 571.922.
Sipas të dhënave të Universitetit "Johns Hopkins" numri i përgjithshëm rasteve të zbuluara me këtë virus u rrit në 32.045.168.























