Indonezi, vritet një gjeneral në provincën lindore Papua
BKT
   Bota

Indonezi, vritet një gjeneral në provincën lindore Papua

Autoritetet raportuan se përplasjet filluan në provincën më lindore të Papua-s më 8 prill, pasi rebelët dogjën tre shkolla në rajonin e Puncak dhe qëlluan për vdekje një mësues.

Në provincën Papua të Indonezisë në përplasjet midis forcave të sigurisë dhe një grupi rebel që vazhdojnë nga 8 prilli humbi jetën një gjeneral brigade, transmeton Anadolu Agency.

Autoritetet raportuan se përplasjet filluan në provincën më lindore të Papua-s më 8 prill, pasi rebelët dogjën tre shkolla në fshatin Beoga në rajonin e Puncak dhe qëlluan për vdekje një mësues.

Autoritetet deklaruan se shefi i Shërbimit të Inteligjencës së Papua-s, Gjeneral Brigade Gusti Putu Danny Nugraha gjatë përleshjeve u qëllua për vdekje.

Forcat e policisë, ushtrisë dhe inteligjencës morën pjesë në operacionin e nisur për kapjen e rebelëve që mendohet të jenë nga Ushtria Çlirimtare Kombëtare e Papua-s Perëndimore (TPNPB).

Deri në vitin 1963, kur u bashkua me territorin indonezian, janë zhvilluar aktivitete pro pavarësisë nga grupe të armatosura separatiste në rajonin e Papua-s e kontrolluar nga holandezët.