Afrikë, shkon mbi 4,5 milionë numri i rasteve me COVID-19
BKT
   Bota

Afrikë, shkon mbi 4,5 milionë numri i rasteve me COVID-19

Në kontinentin afrikan më një popullsi prej rreth 1,3 miliard banorësh deri më tani janë administruar mbi 15 milion doza të vaksinës.

Në Afrikë ka shkuar mbi 4,5 milionë numri i raste me koronavirusin e ri (COVID-19).

Sipas faqes së internetit "Worldometer", e cila përpilon informacionet më të fundit mbi pandeminë, numri i rasteve në gjithë kontinentin afrikan është rritur në 4.544.970.

Numri i të shëruarve në kontinent ka shkuar në 4.061.995, ndërsa numri i vdekjeve në 120.443.

Shifra më e madhe e rasteve në kontinent është regjistruar në Republikën e Afrikës së Jugut, Marok, Tunizi, Etiopi, Egjipt dhe Libi.

Ndërkohë numri më i madh i vdekjeve është regjistruar në Republikën e Afrikës së Jugut dhe në Egjipt.

Në kontinentin afrikan më një popullsi prej rreth 1,3 miliard banorësh deri më tani janë administruar mbi 15 milion doza të vaksinës.