18:19 / 26.04.2021
Itali, të paktën 99 të arrestuar pas një aksioni policor antimafia
Policia italiane ekzekutoi 99 urdhra arresti në qytetin e Barit si pjesë e një operacioni antimafia.
Të dyshuarit, thuhet se ishin udhëheqës dhe bashkëpunëtorë të klanit mafioz “Strisciuglio”, dhe akuzohen për zhvatje, trafik droge dhe krijim të shoqatave mafioze.
Policia do të japë detaje të mëtejshme gjatë një konference shtypi të planifikuar për sot./atsh























