Brazili në 4 muajt e parë të vitit më shumë viktima sesa tërë vitin 2020
BKT
   Bota

Brazili në 4 muajt e parë të vitit më shumë viktima sesa tërë vitin 2020

Për më tepër, Prilli  ka qenë muaji më vdekjeprurës në Brazil që nga fillimi i pandemisë, duke shënuar 69,282  viktima.

Numri i viktimave në Brazil ka qenë më i lartë në 4 muajt e parë të 2021 sesa gjatë vitit 2021. Midis 1 janarit dhe 25 prillit të vitit 2021, Brazili regjistroi 195,848 viktima.

Për më tepër, Prilli  ka qenë muaji më vdekjeprurës në Brazil që nga fillimi i pandemisë, duke shënuar 69,282  viktima.

Rritja e rasteve për shkak të varianteve të reja në Brazil, sistemet shëndetësore në kaos, mungesa e masave kufizuese për të frenuar përhapjen e sëmundjes, ritmi i ngadaltë i vaksinimit, i kombinuar me mungesën e koordinimit nga ministria e shëndetësisë e Brazilit, janë disa nga arsyet e përkeqësimit të  krizës në vend, sipas specialistëve duke përfshirë institutin e kërkimit biomjekësor Fiocruz në vend.

Brazili ka regjistruar mbi 14.3 milion raste dhe  390,797 viktima që nga fillimi i pandemisë.